Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Teatri shëtitës “Çajupi” në 30 dhe 31 korrik në Tiranë, shfaqet komedia erotike “Duke edukuar Ritën” e regjistorit Kiço Londo

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në datat 30 dhe 31 korrik, ora 21.00, nga Teatri Shëtitës Çajupi spektatori do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë e rrallë, “Duke edukuar Ritën”. Ky është rasti që me regjinë e Kiço Londos, në një hapësirë të shfrytëzuar shumë mirë, të shihni Mehmet Xhelilin, pedagogun e alkolizuar të Ritës në nje interpretim tepër të këndshëm.

Ai vjen i zgjuar, i rrjedhshëm, që e mban veten me të madhe e që të mbyt me fjalë, por që gjendet në zbrastësinë e shpëlarë me të cilën shfaqet në fillim e që më pas bie në dashuri të thellë me studenten e tij.

Interpretimi i Laura Nezhës bëhet më i fuqishëm me zhvillimin e shfaqies. Gjallëria e Laurës në pjesën e parë, është një prekje tepër organike. Në pjesën e dytë të  shfaqjes personazhi i  Laurës bëhet më i mprehtë, më i urtë e i rrumbullakosur mirë. Drejt finales, interpretimi Xhelili – Nezha bëhet gjithnjë e më shumë prekës dhe përfshirës, pa humbur asnje nga tiparet e zgjuara e me dritë të karaktereve që çifti interpreton.

Çështja e veprës:

Shfaqja ndjek marrëdhëniet midis Ritës, një parukiere e re nga Liverpool dhe Frank Bryant, një profesor universiteti, gjatë një semestri. Rita, e pakënaqur me jetën e mërzitshme të përditshme të punës dhe jetës së saj shoqërore, regjistrohet në Universitetin e Hapur. Frank, një Profesor i vjetër dhe i nderuar i Universitetit, pranon të ndjekë kursin si një shtesë për të ardhurat e tij.

Por takimi dhe njohja e tyre do të ketë një ndikim të thellë tek të dy. Frank do të impresionohet nga spontaniteti dhe sinqeriteti i Ritës dhe do të detyrohet të rishikojë pikëpamjet e tij për jetën, ndërsa Rita e kupton që mësimet e Frank do t’i hapin horizonte të reja për një jetë tjetër që gradualisht do ta mbush me vetëbesim… Takimi i tyre fatal do të ketë një zhvillim të papritur për të dy.

*Në 30 dhe 31 korrik, ora 21.00, Teatri Shëtitës Çajupi ju fton “të freskoheni” me lojën magjike të Mehmet Xhelilit dhe Laura Nezhës, në komedinë e shkëlqyer, “Duke edukuar Ritën”, në teatrin veror të Universitetit të Arteve.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img