Hapësire reklamuese

Politikë

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit hap dyert me 15 shtator, Rama ndan mesazhin e Ermonela Jahos dhe artistit me famë botërore

Shkruar nga Newsbomb
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit hap dyert me 15 shtator, Rama ndan

Më 15 shtator do të inagurohet Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se në këtë natë “Gala” të Inagurimit do të marrin pjesë artistë të njohur mes tyre Ermonela Jaho si dhe legjenda e operas Placido Domingo.

Në një postim ne rrjetet sociale Rama ka përcjellë mesazhin e artistëve, të cilët ftojnë qytetarët të marrin pjesë në Inagurimin e Teatrit.

“Përshëndetje të gjithëve jam shumë e lumtur që do të marrë pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesmarrjen e legjendeës së opras botërore Placido Domindo. Një falenderim i madh për të gjithë ata breza artistash që kontribuan dhe krijuan traditën e këtij institucioni.

Një falenderimi i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashku drejt një qëllimi asgjë nuk është e pamundur. Ju pres të gjithëve në datën 15 shtator në teatrin e Operas dhe Baletit në Galanë e hapjes së teatrit” tha Ermonela Jaho.

“Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në Ceremoninë “Grand-Gala” për Inagurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Pas 5 vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthehet për të mirëpritur performanca konertale, opera dhe baleti.

Është një gëzim për mua që të jem me ju në këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi në shtator, për të shijuar të gjithë së bashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë” tha Domingo në mesazhin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.