Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Teatri i kaloi Bashkisë, shpërthen regjisori Budina: S’mund ta marrin vendin peng tre kriminelë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec9170af22f0dd7d697c0027b47db811

Regjisori i njohur Robert Budina reagon ashpër pas vendimit të qeverisë për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me objekt ndërtimin e një godine të re.

Nga ambientet përballë Teatrit Kombëtar, Budina i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të bërë rezistencë kundër shembjes së godinës. Ai tha se kundërshtimi me dinjitet dhe argument si dhe rezistenca qytetare ndaj padrejtësive do të “trembë” politikanët e korruptuar duke bërë kështu në Shqipëri atë që s’ka ndodhur në 30 vite.

“Duke mbrojtur Teatrin Kombëtar, ju keni mbrojtur lirinë, keni mbrojtur të ardhmen tuaj, dhe të fëmijëve tuaj. Të rrimë këtu, të mbrojmë veten nga kuçedrat e korruspionit. Dhe atëherë do të shikoni se çfarë keni për t’i bërë politikanëve. Do të vijnë t’ju ulen në gjunjë për votën. Bëjeni këtë gjë. Dilni dhe kundërshtoni, me dinjitet, me argument, pa inat dhe të themi që ne jemi njerëzit e duhur që mund ta bëjmë këtë vend. Është e pamundur ta marrin vendin peng tre kriminelë. Hajdeni këtu, mposhtni frikën tuaj, dhe do të shikoni si do të tremben dhe do të ikin ata. Kjo është kultura, ky është arti, këta jemi ne”, u shpreh Budina.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img