Hapësire reklamuese

Showbiz

Tea Trifoni i’a kalon Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit, ja sa paguhen vajzat e ekranit shqiptar për një postim në “Instagram”

Shkruar nga Newsbomb
Tea Trifoni i’a kalon Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit, ja sa

“Instagrami” tashmë është një ndër mënyrat më fitimprurëse. Pothuajse të gjithë personat e njohur të ekranit përdorin ndjekësit e tyre për të fituar shuma të majme parash.

Më poshtë do ju listojmë tre personat të cilët fitojnë mirë nga një reklamim produkti në Instagramin e tyre.

E fillojmë me Tea Trifonin, bukuroshen e cila u bë e njohur falë emisionit “Përputhen”. Lidhjet, ndarjet, skandalet e Teas kanë bërë që numri i saj i “Followrsave” të rritet çdo ditë dhe më shumë. Epo, kjo rritje e numrit të ndjekësve përkthehet në më shumë lek për Tean. Ajo kërkon 1500€ për postim, të cilin e mban vetëm tre ditë në llogarinë e saj.

Më pas kalojmë te Luana Vjollca e cila për çdo postim kërkon 1200€ për një postim. Në Instagramin e saj kemi parë që Luana reklamon kremëra dhe produkte të ndryshme make up-i.

Ndërsa, moderatorja Arbana Osmani kërkon plot 1000€, dhe kryesisht janë reklama ushqimesh, duke qenë se të gjithë e dimë edhe pasionin e saj për gatimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu