Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Të zgjatet ora policore”, përshkallëzohet protesta në Lungomare të Vlorës, pronarët i vënë “kyçin” bizneseve

Shkruar nga Newsbomb

Pronarët e disa bizneseve në Lungomare të Vlorës kanë vendosur të mbyllin lokalet në shenjë protestë.

Pas protestës së mbrëmshme me himin Kombëtar në sfond, sot ata kanë mbyllur bizneset duke kërkuar që të shtyhet ora policore dhe të lejohet muzika pas orës 22:00.

Ata kërkojnë që ora policore të shtyhet deri në 02:00, ndërsa janë shprehur se nëse kërkesat e tyre s’do të plotësohen atëherë protesta do të përshkallëzohet.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme ka pasur përplasje mes policisë dhe pronarëve, ku  ka pasur edhe të shoqëruar, mes tyre edhe një grua.

Në njoftimin e policisë pak më parë u tha se është gjobitur me 10 milionë lekë një lokal, ndërsa janë proceduar edhe dy pronarë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll