Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Të vihet në pranga Ilir Meta”, analisti Frrok Çupi reagon ashpër pas vrasjes në Elbasan: Bëri thirrje për gjak!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti i njohur Frrok Çupi drejton gishtin nga presidenti Ilir Meta, duke e akuzuar si nxitës të dhunës në prag të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Çupi thotë se Meta duhet të vihet në pranga në mënyrë që të qetësohet situata. Ai e lidh krimin e rëndë sot në Elbasan me thirrjen e Metës në Fier, për “sfurqe, hunj e sëpata”.

“Vrasje e pastër politike. Tentativa e madhe, rreziku është të shkojnë në gjakderdhje, është thirrje për luftë, për gjakosje. Duhet patjetër që Meta të vihet në pranga në kushtet e flagrancës sapo ka bërë thirrje për sfurqe, hunj e sëpata, prerje duarsh që Rama të gjente vend dhe të futej. Thirrja u bë gjak, dhe tani urgjentisht Metës duhet të vihen prangat me qëllim që të qetësohet situata dhe shqiptarët të shkojnë në paqe në zgjedhje. Ne kemi pikën zero, por ato janë te Meta dhe mbështetësit që shkaktojnë luftë dhe gjakderdhje. Jemi në momentin kur thonë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të fituar normalitetin jo thjesht një parti. Që nga 92 zgjedhjet janë bërë me luftë e vrasje. Nuk kemi asnjë zgjedhje nga Meta dhe Berisha që s’kanë kaluar pa gjak. Të ndahemi nga gjaku, nga ky lloj njeriu”, u shpreh Çupi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img