Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të veshur si policë, me armë e radiomarrëse, arrestohen 5 të rinjtë që vidhnin shtëpitë në Selenicë; Çfarë bënë dy ditë më parë (DETAJE-EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Makina e grabitesve

Alfred Shametaj, Ervin Dhima, Lulzim Elmazaj, Endrit Sinaj dhe Enerik Meçaj janë pesë të rinjtë që të veshur me rroba policie, armë e radiomarrëse grabisnin shtëpi në zonës e Selenicës, në Vlorë, raporton newsbomb.al.

Këta shtetas, dy ditë më parë kanë shkuar në shtëpinë e Fidel Caushit në fshatin Kropisht të Seleniccës dhe kanë tentuar t’i vjedhin shtëpinë. Mirëpo, i zoti i shtëpisë bashkë me djalin kanë parë që të rinjtë nuk ngjasonin aspak si policë dhe janë përleshur me ta. Kur kanë hasur në rezistencë dhe në pamundësi për të vjedhur, të rinjtë janë larguar me një mjet tip Mercedes Benz nga fshati.

Sot, Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 5 të rinjtë Alfred Shametaj, Ervin Dhima, Lulzim Elmazaj, Endrit Sinaj dhe Enerik Meçaj, dhe ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët, automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi Alfred Shametaj në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kropisht, Selenicë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në banesën e shtetasit F. C., menjëherë, pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe ata Stacionit të Policisë Selenicë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje dhe menjëherë u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat, në Selenicë dhe në Vlorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

A. Sh., 31 vjeç, L. E., 29 vjeç, E. S., 26 vjeç, E. M., 34 vjeç, banues në Selenicë dhe E. Dh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu