Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Të veshur me bluza kuqezi, dalin fotot nga momenti i gjetjes së dy turistëve që kishin humbur në Valbonë; ndihmoi shumë qeni i policisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy turistët e huaj që kishin humbur rrugën në Parkun Kombëtar të Valbonës janë gjetur ditën e sotme nga efektivët e policisë.

Pas kërkimeve të shumta dhe intensive të Policisë së Tropojës, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Në lokalizimin e tyre ndihmesë të madhe luajti dhe roli i qenit të policisë.

Siç shihet dhe nga fotot turistët e veshur me bluzën e Shqipërisë, pozojnë të buzëqeshur me efektivët e policisë së Dretorisë Vendore të Kukësit.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit dhe u shoqëruan drejt automjetit të tyre.

Njoftimi i Policisë paraditen e sotme:

Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img