Hapësire reklamuese


Aktualitet

Të vërtetat e deklaratave dhe marrëveshjes me shtetin që kanë nxjerr në rrugë studentët e Mjekësisë

Shkruar nga Newsbomb
Të vërtetat e deklaratave dhe marrëveshjes me shtetin që

Një revoltë e madhe studentore ka “shpërthyer” prej ditësh në rrjet, e cila ka nxitur dhe disa protesta, me të radhës që është paralajmëruar nesër, më 6 Korrik.

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, sepse pretendojnë se qeveria do u faturojë shumën prej 5,000 euro nëse ata nuk punojnë tre vite me detyrim në vendin tonë pas përfundimit të studimeve.

Por, si qëndron e vërteta? A do të duhet të paguajnë këta studentë mijëra euro për t’u “çliruar” nga detyrimet që kanë për vendin e tyre, apo kjo shumë e përmendur nuk është gjë tjetër veçse dezinformim?

Newsbomb.al kontaktoi drejtorin e Qendrës Qytetare, Rigels Xhemollari, i cili tha se një nismë e tillë cënon liritë dhe të drejtat e njeriut. Xhemollari u shpreh se s’mund t’i ndryshohen rregullat e lojës në mesin e saj, pra atëhere kur studenti ka nisur këtë cikël studimesh me kushte të tjera.

Ai theksoi se tarifa që studentët do të duhet të paguajnë do të jetë më e madhe, rreth 6000 euro. Ndër të tjera Xhemollari shtoi se me këtë vendim qeveria shqiptare i shton agjendës anti-arsim dhe kështu do të mbyllë Universitetin e Mjekësisë në vend.

Së dyti ka cënuar në thelb të drejtën e studentëve dhe kontratën e studentëve me Universitetin pasi një student i cili ka hyrë me një lloj tarife apo me disa kushte rregullat nuk mund t’i ndryshojnë brenda lojës.  Ai që është në vit të dytë do paguajë derisa të dalë nga institucioni, aq sa ka paguar në vit të dytë dhe jo në një moment qeveria ndryshon ligjin dhe ti nga 500 euro paguan 6,000 euro. Pra, kemi të bëjmë në thelb me një cënim të së drejtave të studentit.

 Me këtë vendim nuk e ka hapur, por e ka mbyllur sepse i ka detyruar të gjithë mjekët që të heqin dorë nga specializimet jashtë shtetit, nga përmirësimi i aftësive të tyre në vende të tjera dhe janë detyruar që të punojnë 5 vite apo 6 vite këtu punë dhe 4 vite specializim. Kur këta të rinj të mbushin 40-vjeç nuk kanë asnjë motiv për të bërë një specializim jashtë”, tha Xhemollari, teksa më tej theksoi se të gjithë mjekët më të mirë që janë në vendin tonë, janë falë specializimeve të bëra në vendet e Bashkimit Europian.

Kanë shkuar kanë bërë specializimin dhe më pas janë kthyer në Shqipëri dhe kontribuojnë këtu. Vendimi i qeverisë është një politikë, ndaluese, sanksionuese dhe aspak motivuese për brezin e ri në vend”, shtoi ai.

https://www.youtube.com/shorts/n7uSg4mW42U?fbclid=IwAR17eSGhck484WN5_X987QoG42Z9cJMGamapnB-rqn22dZ2RN88mmcwaMyU

Por, kjo deklaratë është hedhur poshtë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të cilët të kontaktuar nga “Newsbomb.al”, kanë pohuar se janë në diskutime lidhur me tarifën që do të vendosin për ata studentë të cilët nuk do të pranojnë të shërbejnë ndaj vendit të tyre.

Në reagimin e bërë Ministria e Arsimit theksoi se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prej kohësh janë duke vlerësuar mundësinë e përmbushjes së nevojave afatgjate me mjekë të kualifikuar në vendin tonë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë një shërbim shëndetësor sa më cilësor dhe pa mungesa në personelin shëndetësor, sa i përket burimeve njerëzore.

Për këtë arsye, ata theksuan se janë duke punuar intesivisht për të bërë politika të reja dhe për të garantuar mirëfunksionimin e sistemit shëndetësor dhe punësimin e të diplomuarëve në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.

Kjo fazë diskutimi ende po vijon me grupet e interesit për të arritur në përfundime konkrete dhe sa më gjithëpërfshirëse dhe të pranuara, duke vënë në krye të kësaj vendimarrjeje interesin e gjerë publik dhe duke mos cenuar në asnjë moment të drejtat e çdo qytetari në raport me detyrimin ndaj vendit tonë”, theksoi Ministria e Arsimit për “Newsbomb.al”.

U mor vendimi se studentët e mjekësisë të cilët do të nisin këtë vit Universitetin e Mjekësisë, do të duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor për 5 vite në vend. Ndërsa, për ata të cilët janë duke ndjekur mjekësinë aktualisht, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, sqaroi se studentët e Mjekësisë nga viti i dyt deri në të katërt do të duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do të duhet të punojnë dy vjet me detyrim për të tërhequr diplomën.

Më tej ministrja nënvizoi se nëse për një vit studentëve nuk u gjendet punë në insitucionet përkatëse në Shqipëri, ata mund të tërheqin diplomën.

Së pari: Studentët e vitit të parë , apo më saktë kandidatët për studentë, përpara regjistrimit, ata që shpallen fitues, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me UMT me MAS dhe MSHMS për tu angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri, në institucionet tona shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Ndërkohë që për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do të nënshkruhet një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri. Dhe diploma përsëri tërhiqet pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Më poshtë, video e prezantimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave, 5 korrik 2023 - © Edi Rama

Studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar.

Pra ky është detyrimi që kanë studentët e vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhjeje, por do që qëndrojnë për 5 vite. Pra duhet t’i bëj thirrje të gjithë kandidatëve, të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, duhet ta mendojnë që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetërore, duhet të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe kanë detyrimin pesë vite të qëndrojnë të punësohen në Shqipëri”, tha ministrja Kushi.

 

Pra, tarifa të cilën do të duhet të paguajnë studentët e Mjekësisë për të tërhequr diplomën nëse vendosin që të mos punësohen në vendin e tyre është në diskutim. Deri tani nuk është vendosur asgjë, as nëse do jete 5,000 apo edhe 6,000 euro, siç dhe është përfolur prej ditësh.

Studentët të cilët duan të studiojnë mjekësi dhe shpallen fitues paraprakisht do të firmosin një kontratë ku do të pranojnë se do ofrojnë shërbim shëndetësor për 5 vite në vend. Ndërsa, studentët të cilët janë në vitin e dytë deri në vitin e katër do të duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vite. Kurse, ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do të duhet të punojnë dy vjet. Nëse këta studentë nuk pranojnë të punësohen në Shqipëri për vitet e parashtruara, atëhere ata do të paguajnë një tarifë ku do të përllogaritet vetëm kostoja.

//FRANÇESKA KORDALLI

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese