Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Pre
22 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

“Të veprojë sa më parë drejtësia”, Meta për Portin e Durrësit: Skemë e madhe pastrimi parash me ndërtimin e apartamenteve

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë ka kërkuar që drejtësia të veprojë ndaj projektit për Portin e ri të Durrësit, që sipas tij është një skemë e madhe e pastrimit të parave duke shkatërruar pronën më strategjike të Shqipërisë.

Meta tha në një konferencë për media nga selia e PL se projekti nuk ka të bëjë me ndërtimin e portit, por me ndërtimin e mijëra apartamenteve, duke përjashtuar nga taksat kompanitë që do të ndërtojnë aty.

Meta e quajti projektin 2 miliardë eurosh të Portit të Durrësit si një “investim mafioz” që ka si ideator dhe organizator kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Grabitja e portit të Durrësit, është aseti më strategjik. Kryeministri i kapur në flagrancë si ideuesi dhe organizatori sot është nën akuzë se faktet flasin vetë. Bëhet me fonde të fshehta, projekti është vetëm një projekt për ndërtimin e apartamenteve, prona strategjike e Portit të Durrësit falet për apartamente. Do të falen qindra miliona euro taksa, e gjithë kjo për të ndërtuar apartamente. Përjashtimi nga taksat është flagrante, pasi apartamentet e Ramës përjashtohen, ndërsa kompanitë e ndërtimit në Durrës do të duhet të paguajnë. Kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave. 93.2% do të jetë me vetëfinancim, pra do të shiten apartamentet që të vazhdojë financimi për apartamentet e tjera. BE ka qenë e qartë se rrezikohet lëvizja e lirë, por marrëveshja e Ramës parashikon që kushdo që blen një apartament mund të pajset me një pasaportë shqiptare.

Projekti nuk është aspak strategjik, turistik apo transformues. Është qartazi një biznes ndërtimi duke grabitur pronën më strategjike të Shqipërisë. Është koha që drejtësia të veprojë sa më parë.

 


Më shumë