Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“Të ushqyerit në jetën e Myzeqesë”, promovohet botimi i ri i autores Elmira Rama

Shkruar nga Newsbomb
“Të ushqyerit në jetën e Myzeqesë”, promovohet

Shkrimtarja Elmira Rama, autore e dy vëllimeve poetike dhe disa studimeve, vjen me një botim të ri ku gërsheton me gjuhën shkencore dhe tradicionale pasqyra të veçanta, ritet, traditat, kulturën e  jetës së myzeqarëve.

Në ambientet e “Olympus palace” Zharrëz, në vijim të aktiviteteve të festës “Brez pas brezi myzeqar”,  Bashkia Patos organizoi dje promovimin e këtij libri, me titull “Të ushqyerit në jetën e Myzeqesë”. Ky botim është një hulumtim disa vjeçar për të nxjerrë në pah simbolikën e ushqimit në Myzeqe, si pjesë e identitetit, me vlerat historike, sociale, kulturore dhe jetësore që ai mbart.

Me një gjuhë të qartë e të thjeshtë autorja ka sjellë në libër të dhënat e grumbulluara nga hulumtime në materialet arkivore, anketimet, intervistat dhe vëzhgimet e drejtpërdrejta mbi mënyrat e gatimit në familjet myzeqare.

Dieta mesdhetare, e njohur nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore jomateriale e Njerëzimit u përmend nga autorja gjatë prezantimit, si një dietë efikase jo vetëm për shëndetin e njeriut, por edhe për mjedisin.

Si rezultat ky studim nxjerr se ushqimi ka efekt kulturor, i cili është në varësi të përbërjes gjeografike, ekonomike, historike, fetare dhe se sofra myzeqare është pjesë e identitetit dhe kulturës së popullit të Myzeqesë. Në vlerësimin e tij Prof. Dr. Spase Shumka ka theksuar se "publikime të këtij karakteri janë tejet të pakta në vendin tonë".

Të ftuar, bashkëpunëtor e dashamirës të librit duartrokitën  dhe  vlerësuan botimin  si një kontribut me vlerë  për dokumentimin e traditave myzeqare.

Ne fjalën përshëndetëse Kryetarja e Bashkisë, Rajmonda Balilaj, përgëzoi autoren e librit, dhe theksoj këtu se një libër i tillë promovues i kulturës së zonës është aset.. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe dy deputetët Antoneta Dhima dhe Baftjar Zeqo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll