Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nisur pasditen e kësaj të mërkure takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se do të vazhdojnë diskutimin me kryenegociatorët e dialogut më 13 maj.
Ai madje ka ndarë edhe një foto ku shihet duke darkuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.
Në foton e postuar nga Lajçak shihet se Kurti është duke buzqeshur, ndërsa Vuçiç disi i ngrysur.
“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajcak.
