Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Të tre në club duke festuar, del FOTO e Brilant Martinaj dhe dy djemve të Fushë-Kuqes që u ekzekutuan me 50 plumba

spot_img

Lajme të ngjashëm

Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij Besmir Hoxha e Diklen Vata, mbetën të vdekur pasditen e djeshme pasi makinës me të cilin ata udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës ju zu pritë dhe u qëllua me breshëri plumbash. Fatkeqësisht, të tre të rinjtë ndërruan jetë në vend.

Newsbomb.al siguron një foto ekskluzive të tre djemve nga Fushë-Kuqa, të cilët u vranë jo shumë larg shtëpisë. Besmir Hoxha, Diklen Vata dhe Brilant Martinaj shihen në club duke festuar. Ata ishin miq dhe njëherësh fqinj në fshatin e Fushë-Kuqes.

Pak momente pas ekzekutimit në mbikalimin e autostradës, në një distancë rreth 3 km nga vendngjarja, në fshatin Larushk banorët njoftuan Policinë për një makinë që po digjej. Ajo u përkiste autorëve dhe brenda saj u gjetën katër armë zjarri automatike.

Tre të rinjtë nga Fushë-Kuqa që shikoni dhe në foton e mëposhtme, Besmir Hoxha (i pari nga e majta), Diklen Vata (në qendër) dhe Brilant Martinaj (në të djathtë), ndërruan jetë në mënyrë tragjike. Ata kishin konsumuar kafe të tre bashkë në Rinas dhe ishin nisur drejt shtëpisë, por rruga ju pre në mes nga plumbat.


Dinamika e vrasjes së Brilant Martinaj dhe dy shokëve të tij

Paraprakisht, grupi hetimit dyshon se autorët kanë qenë katër persona të përgatitur për ngjarje të tilla dhe që e njihnin mirë zonën. Tre prej tyre kanë hapur zjarr me breshëri sapo mjeti “Passat” me të cilin udhëtonin viktimat u fut në mbikalim. Vendi ishte zgjedhur me kujdes, që Martinaj, Hoxha dhe Vata të mos kishin asnjë mundësi shpëtimi.

Një nga autorët ka qenë shofer dhe rezulton të mos ketë qëlluar, pasi në makinën e djegur në Larushk u gjet dhe një armë zjarri automatike që nuk kishte bërë asnjë qitje. Mjetit i është bërë pritë dhe më pas është qëlluar me breshëri, duke derdhur më shumë se 50 plumba, shkruan newsbomb.al.

Shoferi Besmir Hoxha dhe pasagjeri i parë, Brilant Martinaj ndërruan jetë në vend. I treti, Diklen Vata që qëndronte në sediljen e pasme u plagos por mundi të dilte nga “Volkswagen Passati” dhe të bënte disa metra.

Autorët e kanë parë dhe i kanë shkuar pas, duke e qëlluar përsëri derisa e lanë të vdekur krah karrexhatës. Vata u identifikua i pari nga Policia, ndërsa dy trupat e tjerë disa orë më vonë. Makina shpërtheu në flakë dhe Besmir Hoxha e Brilant Martinaj u dogjën në pjesën më të madhe të trupi.


Nuk është e qartë ende nëse mjeti ka marrë zjarr si pasojë e plumbave, apo autorët e kanë spërkatur atë qëllimisht me lëndë djegëse. Deri tani për ngjarjen janë shoqëruar të paktën 10 persona, ndërkohë që FNSH dhe Forcat Speciale RENEA kanë nisur prej pasdites së djeshme një kontroll intensiv në zonën e Fushë Krujës.

30 milionë lekë të vjetra janë vënë në dispozicion nga uniformat blu për këdo që jep informacion për vrasësit, duke thënë se garanton anonimatin, shkruan newsbomb.al.

Në vendngjarje dje ka shkuar dhe vetë drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili ka lënë porosi që të mblidhen të gjitha provat dhe të bëhet një hetim i thelluar për të çuar në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img