Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të tjera ndryshime në PD, Basha i beson detyrën e rëndësishme Roland Bejkos

Shkruar nga Newsbomb
Të tjera ndryshime në PD, Basha i beson detyrën e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur të “shpërblejë” një prej emrave më të besuar të tij, Roland Bejkon me detyrën e drejtuesit politik në Gjirokastër.

Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Tritan Shehu.

Gjatë ditës së sotme, Helidon Bushati u largua nga posti i drejtuesit të PD në Shkodër, ndërsa Basha e zëvendësoi me Alibeajn.

Roland Bejko ka qenë nga të parët zëra brenda PD-së që ka mbështetur publikisht Lulzim Bashën dhe ka kërkuar distancimin nga Sali Berisha, deklarata që e kanë bërë edhe shënjestër të sulmeve nga mbështetësit e ish-kryeministrit.

“Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, njofton sekretari i PD, Gazment Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu