Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Të thyhen modelet e vjetra” Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e KLP: Rezistojini presionit dhe tregoni guxim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, të cilit i ka shprehur mbështetjen për të dhënë drejtësi dhe për t’i rezistuar presionit.

“Koha për të treguar guxim”, shkruan Kim, ndërsa thekson se reforma në drejtësi duhet të thyejë modelet e vjetra.

Shënimi i plotë:

Takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të theksuar detyrimin kushtetues për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe disiplinën e prokurorëve. KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi. SHBA si dhe shqiptarët po shikojnë.

Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, mjaft progres për të trembur kundërshtarët, por jo aq sa të kënaqen njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si KLP në të cilat dhe të tjerët kanë investuar aq shumë  duhet të thyejnë modelet e vjetra. Koha për të treguar guxim.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img