Hapësire reklamuese

Politikë

“Të thëna hapur nga një nxënës kurajoz”, Meta publikon videon nga takimi i Ramës në Ersekë: Ja si i del boja investimeve të "Rilindjes"

Shkruar nga Newsbomb
“Të thëna hapur nga një nxënës kurajoz”,

Kreu i PL, Ilir Meta ka ndarë një video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Ersekë me të rinjtë, ku një nga nxënësit i tha për probleme që kishte në shkollë si dhe për ikjen e të rinjve.

Meta shkruan se Rama nuk e ndali që të censuronte një nxënës kurajoz, teksa shkruan se kështu i del “boja” fasadës së investimeve të "Rilindjes" në Arsim.

Ndër të tjera Meta në postimin e tij shkruan se për Partinë e Lirisë, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit.

“Ja si i del boja fasadës së investimeve të "Rilindjes" në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz në Ersekë, të cilin censura nuk mundi ta ndalonte dot.

Për shkak të Rilindjes, Arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e Arsimit tregohet qartasi me mosmbështetjen buxhetore për arsimin, me investimet gjysmake, e tregon shpërfillja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Bëhen ndërtesa për t'u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore.

Për Partinë e Lirisë, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit.

Nuk ka zhvillim pa Arsim! Gjithçka për të rinjtë! ???” shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu