
Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjehdjeve, Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.
Celibashi u pyet nga gazetarët nëse do të jenë në fletën e votimit kandidatët e Alibeajt që janë tërhequr nga gara.
“Nëse tërhiqen nuk do jenë pjesëmarrës në garë. Do jenë subjektet e tjera, nuk do jetë në fletën e votimit, do mungojë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do jenë në fletën e votimit”, deklaroi Celibashi.
Ai u pyet edhe në lidhje me akuzën e politike të PD, i cili tha se simbolet e tyre po përdoren nga Partia e Lirisë.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur duhet ta shohim rastin. Me siguri që simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga subjekt tjetër zgjedhor. Nëse verifikohet një rast të tillë, subjekti që nuk e ka të drejtën, ndalohet t’i përdorë ato. Do vlerësuar ngjashmëria. Nëse është e tillë që krijon konfuzion te zgjedhësit, të drejtën atëherë e ka ai që e posedon zyrtarisht”, tha Celibashi.