Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

EMRI/Të shtënat te Komuna e Parisit, policia njoftim zyrtar: 22 vjeçari u plagos brenda mjetit të tij, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Policia njofton se i plagosur ka mbetur 22 vjeçari Redi Balla, i cili është qëlluar teksa ishte brenda mjetit të tij të parkuar, teksa bëhet me dije se ai ndodhet në spital jahstë rrezikut për jetën.

Efektivët kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj”, njofton policia.

Ky është Redi Balla, 22 vjeçari i plagosur te Komuna e Parisit:

Më shumë




spot_img








spot_img