Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku në lagjen “Skëndërbeg”u qëllua me armë drejt një mjeti me targa angleze.
Në njoftimin zyrtar, thuhet se shtetasi K.Fi kishte qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezëve, D.K dhe A.K si shkak i një konflikti të çastit.
Kristian Fermosi ka marrë armën e zjarrit pistoletë dhe ka qëlluar drejt makinës së dy vëllezërve Ardian Kiri dhe David Kiri.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga të shtënat, ndërkohë shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së janë vënë në ndjekje të autorit i cili pas ngjarjes i’a mbathi nga vendngjarja.
Njoftimi i Plotë:
Shkodër/Informacion paraprak
Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
LEXO EDHE: Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt në makine me targa angleze