Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Korçë, ky është 30 vjeçari që mbeti i plagosur, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Një sherr për motive banale ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Korçës, por përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit.

Për pasojë mbeti i plagosur në këmbë 30 vjeçari Igli Qani, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se pas përleshjes fizike, disa persona e kanë ndjekur me vrap 30 vjeçarin dhe enjëri prej tyre e ka qëlluar me pistoletë.

Ndërkohë Igli Qani nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2019 është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit.

Igli Qani, 30 vjeçari që mbeti i plagosur:

156923487_3627153740715614_7151473255163435041_n.jpg

Pas arrestimit në vitin 2019, Igli Qani u lirua vetëm 3 ditë më pas nga Gjykata, ndërkohë që pas daljes nga qelia ai postoi një foto duke ngritur gishtin e mesit si për të ironizuar organet ligjzbatuese.

156709721_447486496455790_5872920887180286338_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu