Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me atentatin me armë zjarri që tronditi qytetin pasditen e kësaj të enjte (8 shkurt).
Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku", Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e një shtetasi të identifikiuar si Selami Brahimi. Në momentin e të shtënave makina ka qenë e ndaluar.
Filllimisht në media u raportua se nga të shtënat me armë nuk kishte persona të plagosur, përveç se dëmeve materiale. Sakaq Policia në njoftimin zyrtar njofton se pronari i makinës ka mbetur i plagosur, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Autorët në arrati
Pas atentatit të dështuar autori/rët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga Shkodra dhe në rrugë ka prezencë të lartë policore dhe pika kontrolli. Edhe vetë drejtuesi i Policisë së Qarkut, Edmond Sulaj mbërriti pranë mjetit ndaj të cilit është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Pamje nga atentati ne Shkoder, makina drejt se ciles eshte qelluar
Selami Brahimi i cili rezulton pronar i “Citroenit C3” ngjyrë e zezë, nuk ka rekorde policore dhe dyshimet janë se bëhet fjalë për ndonjë konflikt të ditëve të fundit
Ndërkohë policia bën me dije se po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë
Shkodër /Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku", Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lexo edhe: Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një makine në lëvizje