Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Shënjestër e ATENTATIT mafioz në Shkodër, kush janë dy 24-vjeçarët e plagosur (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8604f898b4d0f4033781aa5a5e8de5da

Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot në orën 20:00 në zonën e ish-Fermentimit në Shkodër.

Në rrethana ende të paqarta, por që duket si një atentat, janë plagosur në këmbë me armë zjarri Erison Gjeka 24 vjeç dhe Ndue Mali 24 vjeç, të cilët kanë shkuar vetë në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga raportimet e para mësohet se autorët që kanë qëlluar janë larguar me një mjet tip ‘Audi’ ngjyrë të zezë, ndërsa shënjestra, dy 24-vjeçarët, ishin duke udhëtuar me motorr..

Policia e Shkodrës dhe FNSH kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.

Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img