Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtënat me armë në Mamurras, i plagosuri është polic i patrullës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtënat me armë në Mamurras, i plagosuri është

Ilir Zeka, polic i patrullës së Policisë në Mamurras, raportohet se ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ajnë dëgjuar pak më parë në këtë qytet.

Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Më herët u raportua për dy policë të plagosur, ndërsa tani mësohet se i plagosuri është Ilir Zeka.

Nuk dihet nëse Zeka është plagosur gjatë ndonjë operacioni të Policisë apo bëhet fjalë për ndonjë përplasje të momentit.

Gjithashtu, raportohet se në spital ka mbërritur i plagosur dhe një efektiv tjetër i Patrullës, Flamur Lleja. Aktualisht ata ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Vijon...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu