Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
56 %
1kmh
0 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Të shtënat me armë në dasma, Policia paralajmëron: Do ndalojmë kolonat e makinave në rrugë për kontroll

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka paralajmëruar dasmorët se do të ndalojë kolonat e tyre me makina dhe do të ushtrojë kontrolle të befasishme. Kjo për shkak të armëve të zjarrit që janë kapur në disa raste.

Që nga data 1 gusht e deri më sot, Policia e Rajonit të Prishtinës ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej të cilave 10 dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare. Disa prej tyre, përfshijnë dhe dasmat ku sipas traditës shtihet me armë.

Policia njofton se do të kontrolloj kolonat e dasmorëve në rastet kur dyshohet se posedojnë armë zjarri. Po ashtu, u ka bërë thirrje qytetarëve t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img