Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtënat me armë drejt 25 vjeçarit në Lezhë, Policia gjen të braktisur makinën dhe shpall në kërkim autorin

Shkruar nga Newsbomb
Ne foto, Eduart Pica, shenjestra e te shtenave te djeshme

Shtetasi me inicialet E.Sh është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si autor i dyshuar i të shtënave me armë zjarri në drejtim të shtetasit Eduart Pica, 25 vjeç, mbrëmjen e djeshme.

Sipas Policisë, ky sshtetas ka qëlluar me armë në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte Eduart Pica për “motive të dobëta”. Gjithashtu, nga Blutë e Lëzhës është sekuestruar dhe mjeti tip Mercedes Benz, i përdorur nga autori.

Inormacion/ Policia Lezhë

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip "Benz", me të cilin ka lëvizur autori.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen "Nënë Tereza", Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll