Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna në Shkodër, plagoset me armë zjarri Eduart Lekndreaj

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosuri është Eduart Lekndreaj. Ai është plagosur në këmbë dhe mendohet se është jashtë rrezikut për jetën, teksa po mjekohet në spitalin Rajonal të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Thive në Shkodër. Nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur kjo ngjarje, që mund të ketë qenë dhe një atentat i dështuar.

Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.01.2021, rreth orës  22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri  shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në  Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë  dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.