Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje, plagoset me armë zjarri shoferi, furgoni plot me pasagjerë

Shkruar nga Newsbomb

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë tregut në Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i një furgoni të linjës Lezhë-Laç. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes shoferit dhe një personi tjetër.

Pas një përplasje verbale, personi në furgon ka nxjerrë pistoletën në sy të pasagjerëve dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të shoferit të mjetit, duke e plagosur këtë të fundit.

Pas krimit, personi që ka qëlluar me armë është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij. Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e shoferit të plagosur.

Policia ndodhet në vendndngjarje për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi M. K. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. N. 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese