Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Të shtëna me armë zjarri pranë “Elbasan Arena”, raportohet për viktima (Pamje nga vendngjarja)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, pranë stadiumit kombëtar “Elbasan Arena”. Newsbomb.al mëson se në vendngjarje ka forca të shumta policie dhe ambulanca, pasi nga të shtënat ka një viktimë.

Siç shihet nga pamjet, zona është rrethuar me shirita “skenë krimi” dhe një person qëndron ende në tokë, i gjakosur pranë makinës së tij. Dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Konflikti ka ndodhur vetëm 10 ose 15 minuta më parë, rreth orës 22.00 të kësaj të mërkure, dhe i vrarë ka mbetur shtetasi Madrid Ulqinaku. Ky shtetas ka qenë duke hipur në makinën e tij dhe është qëlluar disa herë me armë zjarri duke ndërruar jetë në rrugë.

Trupi i viktimës qëndron pranë mjetit, krah disa koshave të mbeturinave. Shërbimet e Policisë kanë mbledhur informacionet e para dhe janë vënë në kërkim të autorëve, të cilët vlen të theksohet se kanë qenë disa. Në momentin kur ka ndodhur vrasja e Madrid Ulqinakut, bulevardi ka qenë i mbushur nga kkalimtarë.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img