Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri pranë biznesit në Fier, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri pranë biznesit në Fier,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. Sipas asaj që Policia e Fierit bën me dije rreth orës 15:30 një shtetas ka qëlluar me armë zjarri drejt biznesit të 33-vjeçarit me ininciale B.K.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lenduar, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të 30-vjeçarit, Geraldo Mahmuti, autori i dyshuar i ngjarjes.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion lidhur me shkakun e kësaj ngjarje, sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë. Priten më tepër detaje në vijim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed