Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, vritet një person

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, vritet një

Qyteti i Vlorës është tronditur nga të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i vrarë Bernard Sinomati, 20 vjeç.

Mësohet se të shtënat janë konstatuar pranë Poliklinikës së qytetit, në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 20-vjeçari është qëlluar në banesën e tij. Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së të riut.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në këmbë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese