Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve për mediat, ka mbetur i plagosur Marion Mitro.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe Mitro është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll