Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, arrestohet autori me pistoletë në dorë

Shkruar nga Newsbomb
Foto Ilustruese

Të shtëna me armë në zonën e Troportit në qytetin bregdetar të Vlorës.  

Nga informacionet e para raportohet se nga të shtënat nuk ka të plagosur. Ndërkohë, Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes, i cili kishte edhe armën e krimit në duar. 

Pasi personi në fjalë ka hedhur armën është shoqëruar në Komisariat. Policia ka sekuestruar edhe armën, ndërsa në komisariat është shoqëruar dhe një person tjetër që ishte në shoqëri me personin që qëlloi. Bëhet fjalë për dy të rinj me iniciale, E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z. 26-vjeç, të dy banues në Vlorë. 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.

Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të  Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll