Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, 33 vjeçari shkon në spital i plagosur, Policia “izolon” qytetin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 33 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Tropojë, në qytetin e Bajram Currit. Ky shtetas i identifikuar si Alban Haklaj, ka shkuar në spital i plagosur nga arma e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin, 24 vjeçarin Genti Vatnikaj dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H.

Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img