Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në orën 15:00 në fshatin Pëllumbas në Tiranë.
Policia njofton se është vetëvrarë shtetasi D.M., 50 vjeç.
Familjarët thonë se ai vuante nga depresioni dhe ndaj mund të ketë ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç.
Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M, vuante nga depresioni.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.