Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 32-vjeçari shkon i plagosur në spital

Lajme të ngjashëm

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi D. M., 32 vjeç është paraqitur në spitalin Rajonal të Shodrës me plagë në këmbë.

Deri më tani nuk dihen më tepër detaje lidhur me këtë ngjarje, ndërsa 32-vjeçari fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Më shumë