Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtënat me armë në Krujë, 40-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga Newsbomb
Të shtënat me armë në Krujë, 40-vjeçari niset me

Të shtënat me armë zjarri u raportuan mesditën e kësaj të hënë në fshatin Bruz Mal të Malësisë së Krujës.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur me një plumb në krah 40-vjeçari, Agron Asllani. Për shkak të terrentit të vështirë që ndodhet fshati në Malqësinë e Krujës, autoambulanca e ka pasur të pamundur për të mbërritur në vendngjarje, për këtë arsye dhe sjellja e të plagosurit në spitalin e Traumës ka zgjatur disa orë.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është konfliktur me një nga bashkëfshatarët e tij, dhe gjatë debatit ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

Forcat e policisë kanë mbërritur në fshtin Bruz Mal të Malësisë së Krujës, për identifikimin e autorit si dhe arrestimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese