
Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në Kurbin, në fshatin Gjormë. Paraprakisht bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Shërbimet e Policisë janë njoftuar për të shtënat dhe ndodhen aktualisht në vendngjarje. Mësohet se se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Rasim Tafa.
Ka qenë një konflikt i çastit, i dyshuar për një lopë, që ka bërë që fqinjët në Gjormë të nxjerrin armët.
Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Met Lika është vënë në prangat e Policisë dhe pritet që në vazhdim të kemi një komunikatë zyrtare nga Blutë e Lezhës.
Sondazh
Poll