Hapësire reklamuese

Rajoni

Te shtëna me armë zjarri në Gjakovë, mbeten te plagosur tre persona

Shkruar nga Newsbomb
Te shtëna me armë zjarri në Gjakovë, mbeten te plagosur tre

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesante në një lokal në Gjakovë. Disa persona janë përfshirë në një konflikt në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” ku kanë mbetur të plagosur me armë zjarri tre persona.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca ku është bërë dërgimi i të plagosurve në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plagosjeve si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Sot rreth orës  00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë,  të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.  Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.  Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, - ka thënë Elezaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese