Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset 37-vjeçari (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në Fier, ku ka mbetur i plagour një 37-vjeçar.

Bëhet me dije se sot rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, Heradin Nazëraj 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu Klement Nazërajn, 37 vjeç.

37-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa uniformat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë gjahu një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë, prangoset autori.

Sot rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi H. N., 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin K. N., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier. 

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. N., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë

spot_img
spot_img