Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier  (VIDEO)

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në qytetin e Fierit në lagjen "16 prilli". Nga të shtënat njoftohet nga polica se ka humbur jetën 41-vjeçari Elton Javori, banues në Fier.

Kliko këtu për të parë videon

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as shkaku se përse është ekzekutuar me armë 41 vjeçari. Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur krimi, pasi ka identifikuar autorin Agim Gashi, 35 vjeç e ka shpallur në kërkim.

Javori dyshohet se është djali i një prej 'të fortëve' të Fierit.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor dhe vijon krehja e zonës për autorin.

Njoftimi i policië:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese