Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Elbasanit, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Paraprakisht bëhet me dije se është qëlluar me breshëri plumbash ndaj një makine në lëvizje. Menjëherë pas të shtënave Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe për të kapur autorin/ët, të cilët kanë braktisur mjetin po pranë stadiumit, pak metra larg vendit ku qëlluan me armë.
Një person që udhëtonte me mjetin tip Mazda që shikoni në foto është plagosur. Identiteti i tij nuk dihet ende. Sipas burimeve nga vendngjarja, brenda mjetit ndodheshin disa persona. Deri tani raportohet se vetëm njëri prej tyre është plagosur dhe ndodhet në spitalin e qytetit.
Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të bizneseve në zonë, për të zbuluar autorët. Si provë materiale deri tani është makina e tyre dhe një gëzhojë plumbi.