Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

U zunë pak ditë më parë në Elbasan, 38-vjeçari merr armën dhe i bën pritë të riut teksa lëvizte me makinë (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg”, Elbasan.

Bëhet me dije se 38 vjeçari Ermal Matishi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të shtetasit Arben Bekteshi 30 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

albsig

Mësohet se dy të rinjtë janë konfliktuar para disa ditës me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e sotme 38 vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Bekteshit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes dhe ka mundur të largohet.

Elbasan/Informacion paraprak:

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img