Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Atentat mafioz në Durrës, kush është 32-vjeçari me DY EMRA që u ekzekutua sa zbriti nga makina (FOTO-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4b5e77c253a8d62aec5b279a90b0a9b6

Ekzekutohet me armë zjarri një 32-vjeçar në qytetin e Durrësit.

Krimi i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Nr.16 të qytetit, ku Jetmir Bregu është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi sapo ka zbritur nga makina.

32-vjeçari Bregu që kishte ndryshuar emrin në Ilir Kuçi, dyshohet se është qëlluar nga një tjetër makinë që ishte në ecje.

Policia e Durrësit në njoftimin e parë tha se ai ishte plagosur në këmbë dhe po kurohej në spital, por ka raportime se 32-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dy plumbave, një në gjoks dhe një e ka zënë në pjesën e kokës.

Blutë kanë kryer shoqërimin e disa banorëve të lagjes ku ndodhi vrasja e tipit mafioz.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img