Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen dy persona, arrestohen autorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

756561b0b38a67a036a74f720d76837c

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në afërsi të një lokali në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

Sipas raportimeve , 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia ka reaguar menjëherë dhe ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sipas burimeve, të plagosur kanë mbetur bab e bir, Armando Baboçi 39 vjeç dhe Erald Gjini 19 vjeç, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img