Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Të shtëna me armë zjarri në Berat, plagoset në këmbë 36- vjeçari, policia arreston autorin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia në Berat, pasi plagosi me armë zjarri një person. Shtetasi me iniciale N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal plagosi me armë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, brenda një lokali.

36-vjeçari është dëmtuar në këmbë dhe është dërguar në spital për të marrë  ndihmën e parë mjekësore, ndërsa autori i plagosjes është arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img