Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, plagoset rëndë 51 vjeçari, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, plagoset

Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fan të Mirditës, në autostradën Milot-Morinë.

Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur një 51-vjeçar i identifikuar si Martin Prenga, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Sipas policisë, 51-vjeçari Prenga është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Mirditë / Informacion paraprak:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.