Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë te ish-restorant Durrësi në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë te ish-restorant Durrësi në

Të shtëna me armë zjarri raportohen këto momente në Tiranë, në afërsi të zonës së Medresesë, shkruan neësbomb.al. Paraprakisht bëhet me dije se ka qenë një konflikt fizik mes disa personave, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ngjarja sapo ka ndodhur në zonën e njohur si ish-restorant "Durrësi".

Një person ka mbetur i lënduar por sipas burimeve ai është plagosur me sende të forta dhe jo me armë zjarri, pasi një nga personat që është përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë në ajër dhe jo në drejtim të personave të pranishëm.

Autori i të shtënave me pistoletë është larguar nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka  qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll