Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtëna me armë pas mesnate në Durrës, vritet 38-vjeçari (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë pas mesnate në Durrës, vritet

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnate në Durrës, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri një 38 vjeçar duke i shkaktuar vdekjen.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi Fatjon Dervishi, 38 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë ne spital.

Policia dhe dy grupe te FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojne për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasje si dhe për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë/ Informacion paraprak

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese