Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

DETAJE – Kush është 19-vjeçari që u qëllua me pistoletë nga dy persona te “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë, policia jep informacion

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në rrugën “Liman Kaba” pranë kompleksit Dinamo.

19-vjeçari Reginaldo Kaçorri është qëlluar me armë nga dy persona duke mbetur i plagosur. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia është vënë në kërkim të të dyshuarve.

Autoritetet thonë se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të rinjve në një lokal.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo edhe: Plagosja e Regi Kaçorrit te Kompleksi Olimpik, në vendngjarje drejtori i Policisë: E dimë kush është autori, qëlloi me armë dhe u largua

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img