Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Të shtëna me armë në Teksas, plagosen 13 persona, dy prej tyre në gjendje kritike

Lajme të ngjashëm

Të paktën 13 persona mbetën të plagosur gjatë të shtënave me armë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qendër të Austin, në Teksas.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike në spital. Fatmirësisht nuk u raportua për asnjë viktimë nga të shtënat me armë, tha shefi i policisë së Austin, Joseph Chacon.

Të shtënat me armë ndodhën pranë një zonë të mbushur me bare e restorante. Autoritetet thanë se shkaku i të shtënave ishte i paqartë, duke shtuar se oficerërt e policisë transportuan disa prej të plagosurve në spital.

“Oficerët tanë u përgjigjën shumë shpejt. Ata ishin në gjendje të fillonin menjëherë masat e shpëtimit të jetës për shumë nga këta pacientë”, tha shefi i policisë së Austin, Joseph Chacon.

Policia e Teksas-it ende nuk ka një person të dyshuar si autor i ngjarjes, ndërsa po hetojnë kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë.


Më shumë